varoufakis
"Në lojë është Europa, jo Greqia. Europa, peng i çarjes franko-gjermane”
Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, vijon me përpjekjen për të sqaruar opinionin mbi atë që ndodhi me Greqinë. Përmes një opinioni të publikuar në “New York Times” më 8 shtator, Varoufakis, del me një tezë ideologjike, të cilën e sheh si shkak të krizës së madhe europiane. Krizë e cila konstituohet nga përplasja e madhe franko-gjermane, mbi atë që duhet të jetë Europa.
Parisi i angazhuar plotësisht me Athinën. Tsipras është trim, kurse Vaoufakis “desh shkatërroi Greqinë”
Afrimi i zgjedhjeve të reja në Greqi po zbulon se një aktor kryesor propagandues e ndikues në to është Bashkimi Europian dhe dy vendet kryesore: Gjermania dhe Franca. Të dyja këto vende duket se ndjekim qëllime të ndryshme ndaj Greqisë, për të cilën Berlini mendon edhe një nxjerrje jashtë Eurozonës.
Opozita “militarizon” propagandën. Flitet për revolucion, por edhe për skenarin “Varoufakis-Tsipras” për Edi Ramën
Drejtuesit e Partisë Demokratike, Sali Berisha, Lulzim Basha, kanë disa kohë që po flasin për revolucion demokratik, apo për protesta masive. Zërin e ka ngritur edhe Josefina Topalli, që i duket e mbaruar një opozitë si kjo e tanishmja. I pakënaqur u shfaq edhe Shpëtim Idrizi, njeriu me busullën e Jack Sparrow me vete, që shigjeta e çon aty ku ja do interesi, i cili foli për zgjedhje. Ka pra një tensioni, po përpunohet një klimë tensioni, e cila diku duhet të shfryjë. Pika kritike e kësaj pakënaqësie është një emër: Kryeministri Edi Rama.
Gjermania plaçkit Greqinë!
Gjermania po plaçkit Greqinë. Dua të flas për privatizimin e 14 aeroporteve rajonale greke. Privatizimi i tyre ishte nisur nga qeveria e mëparshme greke, e djathtë, dhe më pas lënë pezull nga qeveria Tsipras. Procesi i privatizimit u rinis pas akordit që iu imponua Greqisë. Këto 14 aeroporte prekin pikat kryesore të turizmit grek: Mykonos, Santorimi, Korfuz, Rhodes etj. Disa prej tyre janë dhe pika kyçe për lidhjen e Greqisë me ishujt e saj.
Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme. Dhe dy dokumente të ofruara nga Varoufakis
Mediat greke tashmë e konsiderojnë fakt rrëzimin e qeverisë së Alexis Tsipras. Sipas tyre ai do të kërkojë zgjedhje të parakohshme, data e të cilave mund të jetë 13 apo 20 qershori. Shkak është humbja e numrave brenda partisë që çoi në këtë krizë të re për Greqinë, në kohën që marrëveshjet me Trojkën po ecnin përpara. Duhet thënë se Tsipras bëri shkëputje të madhe nga vota e referendumit e cila ishte kundër masave shtrënguese të kërkuara nga Gjermania. Por kryemimistri grek, duket se e gjeti gjuhën me partnerët europianë, të cilëve u bëri konçesione të mëdha.