varesi
Opinioni i PD hedh poshtë ligjin e Prokurorisë Speciale, kërkon që Llallës të mos i hiqen dosjet e zyrtarëve të lartë që ka nën hetim
Opozita ka paraqitur sot opinionin e saj për Ligjin e Prokurorisë Speciale, e njohur ndryshe si SPAK, organ që hetojë çështjet e korrupsionit të zyrtarëve të Lartë. Relacioni pasqyron disa kundërshti që kanë të bëjnë me varësinë e strukturave të kësaj Prokurorie nga qeveria apo agjencitë në varësi të saj.
Update/Prapë huq Rama, FBI-ja shqiptare në varësi të Prokurorisë Speciale
Komisioni i posaçëm për reformën në Drejtësi ka hartuar një draft të pëlqyer si nga maxhoranca dhe nga opozita për të vendosur Byronë Kombëtare të Hetimit në varësi të Prokurorisë. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, është arritur marrëveshja, për Njësinë Antikorrupsion që do të luajë rolin e FBI-së. Në këtë mënyrë Partia Socialiste tërhiqet nga drafti i ardhur nga Qeveria, sipas të cilit Byroja Kombëtare e Hetimit do të ishte në varësi të Ministrisë së Brendshme.