valet
Lamtumirë alienë! Kontakti i mundshëm vetëm pas 1500 vjetëve
U thoni lamtumirë shpresave për të parë në këtë jetë alienë. Të paktën këtë na thonë shkencëtarët e Cornell University, të cilët kanë zhvilluar një ekuacion të ri për të shpjeguar Paradoksin e Fermit. Ky paradoks evidenton kontraditën mes numrit të madh të galaksive, potencialit të ekzistencës së jetës në to dhe mungesën e provave dhe fakteve për qyetërime jashtëtokësore. Në çdo rast, sipas këtij sugjerimi Toka duhet të ishte vizituar tashmë nga alienët.