tru njerezor
Zbulohet tru njerëzor i vetrifikuar në rrënojat e Pompeit
Pompei vazhdon të ofrojë zbulime të reja në rrënojat e krijuara nga shpërthimi i vullkanit Vezuv në vitin 79 e.s. Në një material të publikuar në Revistën Mjekësore të Anglisë së Re raportohet për zbulimin e një materiali xhami, në ngjyrë të zezë që është gjetur brenda kafkës së një prej viktimave të shumta të Pompeit.