tregu i pakices
Si mashtruan kompanitë celulare me ofertat
Dyshime për oligopol mes tre kompanive të mëdha celulare. Ky është përfundimi i hetimit paraprak të Autoritetit të Konkurrencës. Raporti i Hetimit Paraprak në tregun me pakicë të shërbimeve celulare, të cilin "TemA Tv" e disponon, thekson se “nuk u gjetën prova direkte apo indirekte që të provojë një marrëveshje apo sjellje të bashkërenduar në kundërshtim me ligjin”, por dyshohet për sjellje oligopoli. Prandaj, thekson raporti, “Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të monitorojë tregun me pakicë të shërbimeve celulare për një periudhë 1 (një) vjeçare, e cila fillon nga data 1 Tetor 2017”.