trazira
Urdhërarrest për gazetarin
Autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër arresti për gazetarin Can Dundar, ish-drejtor i gazetës opozitare. Ai është nën hetim për protestat anti-qeveritare në vitin 2013 në parkun Gezi të Stambollit.
Prokurorët pretendojnë se Dundar ka luajtur një rol aktiv në demonstrata, duke nxitur trazira nga mediat sociale. Ata akuzojnë ish-kryeredaktoin e gazetës opozitare se ka mbështetur anëtarët e një organizate terroriste.
“Mbreti nuk është Perëndi”, Maroku në kërcënimin e trazirave
6 vjet pas Pranverës Arabe, Maroku tronditet nga protestat që kërcënojnë stabilitetin e Mbretërisë. Ato nisën në vitin 2016 pas një incidenti me një peshkatar të quajtur Mouhcine Fikri, 31 vjeç, nga qyteti i Al Hoceima në Detin Mesdhe. Inspektorët i konfiskuan peshqit, sepse ishte jashtë sezonit dhe ia hodhën në një kamion plehrash. Fikri nxitoi për të shpëtuar mallin por kompaktori filloi të vepronte dhe ai u bllokua në kamion deri sa gjeti vdekjen.