Topalli
“Është koha që shqiptarët t’u kapin për zhelesh e t’u nxjerrin përjashta”
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të mëdha mes pozitës dhe opozitës. Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit, ka deklaruar se situata është e tillë që deputetët e së majtës, disa prej tyre, duhen nxjerë prej zhelesh nga Kuvendi. “Ka mbet mazhoranca të përfaqësohet nga burra 1 e 50 të gjatë. Para disa vitesh i kam thënë rojes që ta marrë ta nxjerrë prej zhelesh një deputet këtu.Por jam nxituar. Sot është koha që shqiptarët t’ju kapin të gjithëve për zhelesh dhe t’ju nxjerrin përjashta”, tha Topalli.
Topalli: Qeveria armiqësore me popullin e vet, Rama s’ka vullnet për dekriminalizimin
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Jozefina Topalli analizon situatën politiko-ekonomike në vend, arsyet pse po ikin shqiptarët, nxit partinë e saj të dominojë dhe tregon se të djathtët nuk duhet të presin zgjedhjet e 2017ës për të larguar qeverinë “Rama”. Sipas saj, qeveria është tërësisht e dështuar dhe armiqësore me popullin e vet. “Në gjykimin tim, vendi sot po kalon një moment të vështirë. Nuk ka ndodhur kurrë në këto dy dekada e gjysmë demokraci që një qeveri të jetë kaq armiqësore me qytetarët që e kanë zgjedhur. Realiteti kalon kësaj radhe çdo imagjinatë.
Për çfarë po aludon Jozefina Topalli?
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shkruan sot në profilin e vet në “Facebook” për situatën në vend, emigrimin, rënien e të ardhurave etj.. Ajo i drejtohet opozitës me disa pyetje, që lidhen me mosreagimin e duhur, apo me heshtjen për shumëçka po ndodh. “Ikin 150 milion euro nga evazioni fiskal dhe vjedhje pa hesap; Ik FMN...
Shënim: Kur deputeten e vënë të zgjedhë mes Ronaldos dhe Mesit, por ajo preferon Maradonën...
Një intervistë në shqiptarja.com e një deputeteje të LSI-së, që gazetarja e cilëson (sipas një konsensusi ku paskan arritur burrat e Kuvendit) si më bukuroshen e parlamentit, nuk do linte asnjë shenjë sikur tema të mos ishte “bukuria në politikë dhe joshja e rrezikshme nga korridoret e pushtetit”. Vajza në fjalë, S.Caka, e lindur në Çorovodë (deputete e LSI-së pra), parlamentare në moshën 26 vjeçare, përpiqet t’i shmanget si të mundet këtij konotacioni, dhe njëfarë mënyre ja del.