tomini
Tamponi në privat, vetëm për dokument. Ende e paqartë kostoja
Pas testimit serologjik, është vendosur që edhe realizimi i tamponeve të bëhet në spitalet private. Në një intervistë për TvT, shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, tha se në laboratorët privatë do të kenë mundësinë të bëjnë tamponin vetëm ata që u nevojitet për efekt dokumentacioni, ndërsa qytetarët që kanë shenja klinike janë të detyruar të paraqiten domosdoshmërisht në spitalet shtetërore.