toka bujqesore

Pas 30 vjetësh/Toka bujqësore ende pa letra në Shqipëri

Postuar në 16 Nëntor, 2023 17:57

Gjok Vuksani, pedagog në Universitetin Bujqësor, thotë se toka bujqësore në Shqipëri është shkatërruar, si pasojë e veprimit dhe mosveprimit. Gjatë një diskutimi në studion e lajmeve të MCN Tv, Vuksani ka shpjeguar disa problematika që lidhen me tokën bujqësore. 

Çertifikatat ishin për fushatë, shtyhet afati për hipotekën e tokës (Video)

Postuar në 14 Tetor, 2017 10:40

Para qershorit qeveria u shpërndau çertifikata të tokës bujqësore disa banorëve të zonave rurale, me prezencën e vetë kryeministrit. U lajmërua fundi i një zvarritje 25 vjeçare të titujve të pronësisë për tokën e ndarë me ligjin 17501, si për tokën e dhënë në pronësi edhe atë në përdorim. Por në takimin që u mbajt të premten me banorë të Vlorës në kuadër të bashkëqeverisjes me qytetarët, ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi u detyrua të pranojë se ky proces nga ngecur dhe se do të ketë një tjetër shtyrje të afatit, siç është operuar edhe në të shkuarën.

Kosovë/500 ha tokë bujqësore në vit transfomohen në truall ndërtimi

Postuar në 08 Maj, 2017 08:46

Disa komuna në Kosovë po njohin një rritje të shpejtë të transformimit të tokës bujqësore në tokë truall ndërtimi. Sipas gazetës “Koha Ditore” bëhet fjalë për 500 ha çdo vit të cilat I humbasin fondit bujqësor dhe kryesisht në komunat e Ferizajt, Fushë Kosovës, Pejës, Prizrenit, Gjilanit dhe ajo e Lipjanit. Ndërtimet përfshijnë zona ekonomike, hapësira biznesi, banesa etj., një proces shqetësues nga një pikëpamje, por tregues zhvillimi nga një perspektivë tjetër.

Qeveria vuan për të mbajtur premtimet, nis shpërndarja e çertifikatave të tokës

Postuar në 03 Prill, 2016 11:56

Dhënia e çertifikatës për tokën bujqësore ishte një nga premtimet afatshpejta të ish-opozitës socialiste, por u deshën afërsisht 3 vjet për të nisur shpërndarja e çertifikatave të para. Nga Novosela kryeministri tregoi edhe sakrificën që bëri qeveri lër ta përmbushur këtë premtim. “Koha që nga dita që kemi marrë këtë zotim është 2 vjet e gjysmë, por, nëse do t’i kërkoja Drejtorit të Përgjithshëm të hipotekës të tregonte gjithë kalvarin për të përgatitur këtë proces, do duhej të rrinim këtu deri në mbrëmje, pasi situata ​që trashëgua edhe në hipotekë ishte një situatë katastrofike.

Subscribe to RSS - toka bujqesore