toedor kavalioti
Identiteti i Kavaliotit dhe nevoja për ta hedhur pas romantizmin atdhetar*
Si autori i një fjalori të hershëm shumëgjuhësh, në të cilin është përfshirë edhe gjuha shqipe (1770), T. Kavalioti ka zënë një vend të qëndrueshëm në historikun e shkrimeve shqipe. Vepra e tij është në të vërtetë i dyti fjalor i botuar që përmban një leksik të shqipes, pas Fjalorit latinisht-shqip të Frang Bardhit (1635). Autorët që kanë shkruar për të kanë shprehur pikëpamje të ndryshme për vendlindjen e tij, ndërsa mbizotërojnë mendimet se ishte nga familjet e ardhura prej kohësh nga Kavalla e Greqisë ose nga Kavaja.