Thomas Latschan
A po shkon SHBA drejt autokracisë?
Ishte e mërkura e 19 marsit, kur mosmarrëveshja u përshkallëzua plotësisht: "Nëse një president nuk ka të drejtë të dëbojë vrasës dhe kriminelë të tjerë nga vendi ynë, sepse një gjykatës i çmendur radikal i majtë dëshiron të marrë presidencën, atëherë vendi ynë është në telashe të mëdha, atëherë është i dënuar të dështojë" shkroi me zemërim Donald Trump tek rrjeti i tij Truth Social në lidhje me një vendim të gjykatësit federal amerikan, James Boasberg. Trump dhe disa kongresmenë republikanë madje bënë thirrje për shkarkimin e tij