test berthamor
Kim Jong Un nuk ndalet, tjetër test bërthamor
Dy muaj pas testit të fundit raketor, Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, duke përshkallëzuar më tej tensionet me vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pentagoni njoftoi se raketa balistike e vendit komunist fluturoi rreth 1mijë km, për të rënë më pas në Detin e Japonisë, çka u konfirmuar edhe nga vetë autoritetet japoneze.
Në orët e fundit Tokio kishte paralajmëruar për disa sinjale radio që përmanin mesazhe për një testim raketor. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Trump u vu në dijeni të situatës ndërkohë që raketa ishte ende në ajër.
Koreja e Veriut nuk ndalet, tjetër test bërthamor të shtunën
Një tjetër raketë raketore interkontinentale e Koresë së Veriut pritet të testohet nga Seuli, të shtunën e ardhshme, 9 shtator, kur regjimi komunist feston përvjetorin e pavarësisë së vendit. "Situata është shumë serioze. Ka mbetur shumë pak kohë nga përfundimi i programit bërthamor të Koresë së Veriut"-tha kryeministri koreanojugor, duke theksuar nevojën për masa t'I vënë fre " pakujdesiave" të Phenianit.