Kim Jong Un nuk ndalet, tjetër test bërthamor
Dy muaj pas testit të fundit raketor, Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë balistike, duke përshkallëzuar më tej tensionet me vendet fqinje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pentagoni njoftoi se raketa balistike e vendit komunist fluturoi rreth 1mijë km, për të rënë më pas në Detin e Japonisë, çka u konfirmuar edhe nga vetë autoritetet japoneze.
Në orët e fundit Tokio kishte paralajmëruar për disa sinjale radio që përmanin mesazhe për një testim raketor. Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Trump u vu në dijeni të situatës ndërkohë që raketa ishte ende në ajër.
Presidenti Trump tha në turin e tij aziatik se koha e durimit strategjik ndaj Penianit ka përfundur dhe se të gjitha opsionet, përfshirë edhe atë ushtarak, janë të mundshëm. Krahas SHBA-ve, pritet të reagojë edhe Këshilli i Sigurisë në OKB-së, i cili vijonë të mbajë në fuqi sanksionet ekonomike ndaj Penianit.
Add new comment