te pakorruptuarit
SHBA do na ndihmonte duke na treguar se kush është i pakorruptuar
Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi janë shpallur non grata nga SHBA. Arsyeja dihet: Korrupsion. Bashkë me ta edhe Nikolla Gruevski dhe disa të të tjerë në Bosnjë, përherë me akuzën e korrupsionit dhe destabilizimit. Kështu fluturoi edhe Sali Berisha, edhe Tom Doshi edhe duarakullorja i Durrësit. Puna është se këtë të destabilizimit do pak fantazi ta kuptosh, pasi këta tanët i kanë thënë lepe-peqe Amerikës aq sa janë bërë të neveritshëm.