talat xhaferri
Çështja e Flamurit në zyrë dhe aspiratat etnike të Talat Xhaferrit
Protagonist në ngjarjet e fundit në Maqedoni është kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferri, njeriu që ka qëndruar në hijen e Ali Ahmetit, por me influencë në Partinë e Bashkimit Demokratik për Integrim. I karakterizuar si politikan me përvojë që "me qetësinë e tij merr atë që dëshiron" tërhoqi vëmendjen me aktin e fundit të vendosjes së flamurit shqiptar, krahas atij të Maqedonisë dhe Bashkimit Europian në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
Dhunë në Maqedoni
Tensionet në Maqedoni i janë afruar ndjeshëm konfliktit civil kur Talat Xhaferri u zgjodh kryetar i Parlamentit. Pamjet flasin për dhunë edhe në sallën e Parlamentit, Zoran Zaev shikohet i gjakosur, ndërkohë që gjendja ka precipituar. Diplomatët perëndimorë kanë bërë thirrje për qetësu ar situatën. Pamjet flasin vetë se deri ku mund të mbërrijnë punët.