Susanne Schütz
Zgjedhjet e lira, obligim i veçantë i partive opozitare!!!
Deklaron sot ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz:
Çfarë u bë me atë Vijën e Kuqe?
Dje ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, znj. Susanne Schütz deklaroi në një intervistë për agjencinë Deutsche Welle se dhuna në protestë është një vijë e kuqe.
Në fakt protesta ndodhi. Aty pati dhunë. Nga të dyja palët. Pati të lënduar. Sikurse pati deklarime të papërgjegjshme të pushtetit.
Komuniteti ndërkombëtar nuk ka reaguar deri më tani, ndaj pritmëritë janë që ky reagim të marrë për bazë standardin e qëndrimeve si ky i zonjës ambasadore e cila meqenëse ishte kaq e qartë para protestës na mbetet ta pyesim: Çfarë u bë me atë Vijën e Kuqe?
Negociimi i një marrëveshjeje të dytë
Dje në mediat serbe doli lajmi se ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin do të futet në grevë urie sepse sipas tij opozita po krijon probleme me sjelljen e vet. Sot mediat serbe shtojnë se Vulin dhe këshilltarët bashkiakë të Beogradit kanë vendosur të shtyjnë grevën. Një lajm i tillë paralajmëron një taktikë të re të pushtetit në vende si këto të rajonit tonë, ku kredenciali i qetësisë dhe stabilitetit është hipotekë mbi hipotekat. Qoftë edhe duke kompromentuar parimet e të ashtuquajturit sistem demokratik.