sulmi kibernetik
Një sulm kibernetik ndaj Vodafonit paralizon Portugalinë
Një sulm kibernetik nxorri jashtë funksionit shumicën e shërbimeve të Vodafone në Portugali, duke prekur të paktën 7 milionë abonentë. Sulmi ndodhi gjatë natës së të hënës dhe u shtri mbi rrjetin 4g/5g, TV, shërbimet zanore dhe shërbimet SMS. Kompania ia doli të rikthente shërbimet 3G, port ë tjerat mbetën të prekura. Madje, sulmi ka prekur edhe rrjetin e ATM-ve të disa bankave të mëdha të lidhura me rrjetin Vodafone 4g.
Tani zgjedhjet i "menaxhon" Google
Google do të udhëheqë përpjekjet kundër manipulimit të zgjedhjeve europiane nëpërmjet platformave teknologjike. Pak muaj para zgjedhjeve europiane, Google synon të forcojë rregullat e transparences, që do të detyrojnë reklamuesit të provojnë se janë ose shtetas të BE-së ose subjekte me bazë në Evropë.
Raiffeisen Bank nën sulm kibernetik
Një kërkues në fushën e sigurisë kibernetike, Lukas Stefanko, ka identifikuar një fushatë mashtrimi online që synon vjedhjen e kredencialeve të klientëve të Raiffeisen Bank. Sulmi ka patur për objektiv klientë apo përdorues që janë gjermanisht folës dhe është realizuar përmes virusit MazaBot që merr të dhënat e klientit pasi ka sugjeruar shkarkimin e aplikacioneve të reja që kërkojnë plotësimin e një formulary identik me atë që ofron banka. Virusi përhapet përmes e-mailit dhe deri më tani kanë qenë vetëm 40 shkarkime të aplikimit në Austri.
Trump: Demokratët neglizhuan vetë rrezikun kibernetik
Donald Trump akuzoi demokratët se kanë treguar "neglizhencë të madhe", duke lejuar ndërhyrjen në server dhe hapësirën kibernetike para zgjedhjeve presidenciale.Vlerësimet e Trump vijnë pas publikimit të raportit të shërbimit sekret amerikan, i cili thotë se presidenti rus Vladimir Putin udhëzoi kryejen e "një fushatë ndikimi" në zgjedhjet presidenciale amerikane që synon minimin e procesit demokratik dhe diskreditimin e kandidates demokrate Hillary Clinton.