sulmet
Hipokrizia e një bote në solidaritet nga frika
BBC-ja njofton se disa prej godinave më të famshme në botë janë ndriçuar me ngjyrat e flamurit francez në shenjë solidariteti pas sulmeve në Paris. Sulmet janë një akt barbar dhe që duhet dënuar me ashpërsinë më të madhe, por ndërkohë që Siria dhe Iraku kanë parë llahtarën e përditshme të ardhur nga doktrina e “eksportimit të demokracisë”, asnjë shenjë solidariteti nuk është dukur në Europën që sot qan Parisin.
"Rusia është në Siri për mbrojtjen e interesave kombëtare kundër terrorizmit"
Rusia ka vendosur të informojë edhe publikun shqiptar për arsyet dhe ecurinë e operacioneve ushtarake në Siri. Përveë lajmërimit në murin e ambasadës, sot ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin, i ka dhënë një intervistë "Top-Channel", ku ka theksuar se operacionet janë në përputhje me parimet e të drejtave ndërkombëtare. Më poshtë materiali ashtu siç përcillet nga TCH:
Goditet rëndë besimi te ShBA-të në Lindjen e Mesme. Në Irak, shiitët dhe sunitët i mirëpresin sulmet ruse
Nuk është propagandë ruse, por një fakt që po ndryshon realitetin politik në Lindjen e Mesme. Shumë irakenë, madje edhe kryeministri, Haider al-Abadi, po deklarojnë se fushata ajrore ruse është e mirëpritur. Mjafton që ajo të asgjësojë Shtetin Islamik, përgjegjës për luftën e tanishme dhe për zhvendosjen e miliona njerëzve në Siri dhe në Irak. NBCNEWS ka realizuar një reportazh nga Baghdadi, për të kuptuar se përse irakenët duan që Rusia të bombardojë vendin e tyre. Përgjigja ngado është ISIS?
Raportimi i mediave perëndimore: Rusia po godet vetëm opozitën e Assad, jo ISIS
Sulmet ruse në Siri kanë nisur duke faktorizuar ndërhyrjen ndërkombëtare në zgjidhjen e krizës së rëndë të këtij vendi. Moska zyrtare thotë se qëllimi i ndërhyrjes është goditja e ISIS, por disa raportime nga mediat perëndimore flasin për objektiva të tjerë. Kështu Institute for the Study of Ëar, shkruan se sulmet ruse shkaktuan 33 të vrarë ndër civilë në Talbisah dhe në veri të Homsit.
Siria “nis sulmet ajrore në Palmyra”, 26 viktima
Aeroplanët luftarakë të qeverisë siriane kanë nisur një prej bombardimeve më të rënda në qytetin e Palmirës, e cila mbahet nga militantët e Shtetit Islamik (IS), thonë aktivistët. Rreth 25 sulmet ajrore shënuan të paktën 26 viktima, përfshirë dhe 12 militantë, siç pohon dhe Observatori Për të Drejtat e Njeriut i Mbretërisë së Bashkuar me bazë në Siri.
Burimi: BBC News
Franca, gati sulmet ajrore kundër ISIS-it në Siri
Agjensia e lajmeve AFP raporton se Franca do të zhvillojë sulme ajrore kundër organizatës Shteti Islamik (ISIS) në Siri në javët e ardhshme. Lajmin e njoftoi sot ministri francez i Mbrojtjes, Jean Yves Le Drian. I intervistuar nga “radio France Inter” dhe i pyetur se kur, avionët bombardues francezë, që zhvillojnë që prej 8 shtatorit fluturime mbi Siri për grumbullim informacioni, do të fillojnë bombardimet, ministri francez u përgjigj se bombardimet do të fillojnë “në javët në vijim, sapo të jenë mirëidentifikuar objektivat”.