stili italian
Micheli: Në Tiranë mund të ndërtohet vertikalisht që hapësirat t’i dedikohen njerëzve
Arkitektura e stilit italian erdhi në Shqipëri përmes një ekspozite që do të qëndrojë e hapur për dhjetë ditë në Muzeun Historik Kombëtar. Përmes punëve të Simone Michelit, një nga emrat më të njohur të arkitekturës italiane, ekspozita synon t’i tregojë publikut shqiptar bukurinë që karakterizon stilin italian. Ekspozita mban titullin “Luksi i stilit italian”, një titull që vetë Micheli thotë se duhet të shkojë te shqiptarët si një mesazh shprese në situatën që ka krijuar tërmeti i disa ditëve më parë.