stalingrad
Dokumentet ruse për Stalingradin, 10 mijë të vrarë vetëm nga snajperat
Ministria ruse e Mbrojtjes ka deklasifikuar një sërë dokumentesh deri më tani sekrete, që përshkruajnë aspekte të ndryshme të betejës së Stalingradit. Siç dihet beteja në fjalë nisi më 17 korrik 1942(23 gusht sipas një vlerësimi tjetër) dhe u konsiderua e përfunduar më 2 shkurt 1943 për të hyrë në histori si beteja më mizore që është zhvilluar ndonjëherë.