solidare
Show Veliaj kapërcen kufijtë e Tiranës, një shkollë në Kukës kërkon të jetë nën juridiksionin e bashkisë së kryeqytetit
Bashkia e Tiranës ka përcjellë përmes një njoftimi një aktivitet të kryebashkiakut Veliaj, i cili në fakt ka gjetur fabulën e radhës për të treguar se fama e tij po kalon kufijtë e kryeqytetit. Bashkia thotë se pak javë më parë, Osman Doçi, drejtor i shkollës 9 vjeçare “Gani Duraku” në Morinë të Kukësit, i shqetësuar nga gjendja e keqe e shkollës, por edhe pasi ishte njohur me aksionin për riparimin e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të Tiranës, vendosi t’i shkruajë për ndihmë kryebashkiakut Erion Veliaj.