sipermarrja
Biznesmenët e Buxhetit
Para disa ditësh, disa media prestigjoze në Tiranë, thuajse shpallën si blerës të Telekom Albania, kompaninë serbe, Telekom Serbia. Më vonë, lajmi u ndryshua, me arsyetimin se serbët u ndaluan nga pala shqiptare për shkak të ngjyrimeve politike që mund të ketë.
Po ju keni ndonjë përgjegjësi z. Kryeministër?
Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me sipërmarrës në Shqipëri me të cilët ka ndarë qëndrimin e tij për nevojën e reformës në drejtësi e sidomos miratimin e vettingut. Rama ka sjellë disa shembuj të vendimeve të gjykatave për kthimin e pronave, të bëra tanimë të njohura edhe më parë, duke sugjeruar se vendimmarrjet skandaloze të gjykatave, në tejkalim madje edhe të pretendimeve të kërkuesve provojnë nevojën e pastrimit të sistemit.
Sipërmarrja italiane/Barra fiskale po zhvendos biznesin në Mal të Zi e Maqedoni
Shoqata e Sipërmarrësve Italianë në Shqipëri ka dhënë alarmin se taksat e larta po bëjnë që shumë kompani italiane të ndalojnë investimet, apo dhe të tërhiqen plotësisht nga Shqipëria, duke iu drejtuar destinacioneve të reja si si Maqedonia apo Mali i Zi. Biznesi Italian argumenton se investitorët erdhën në Shqipëri për shkak se tatim fitimi ishte 10%, energjia elektrike ishte e ulët, por tani çdo gjë është rritur, madje edhe taksat e Bashkisë janë dyfishuar.
Ndërtuesit do të detyrohen të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes, përveç lejeve
Qeveria do të detyrojë me ligj ndërtuesit që të regjistrojnë edhe kontratat e sipërmarrjes apo porositë për ndërtime të reja. Motivi kryesor për këtë ndërhyrje që pritet të bëhet në ligj është pastrimi i parave dhe terrorizmi, që sipas zv.ministrit të Drejtësisë, Arben Isaraj, ka rezultuar i verifikueshëm në disa raste flagrante. “Është pastrimi i parave te kjo pjesa, kur flasim për karabinatë dhe kreditë. Janë kredi të këqija që ndodhen në sistemin bankar për arsye të korrupsionit etj.