sinodi
Kisha e Kretës nuk pajtohet me "neutralitetin fetar" të Greqisë
Kisha e Kretës nuk pajtohet me "neutralitetin fetar" të Greqisë, siç thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Sinodi i Shenjtë i Kretës. Kjo deklaratë pas takimit që Peshkopët e ishullit bënë për të diskutuar propozimin për rishikimin e Kushtetutës greke, pagat e klerit dhe pronat e kishës.
"Në çdo rast, Kisha e Kretës nuk është dakord me shtimin ë frazës në nenin 3 të Kushtetutës Shteti grek është fetarisht neutra"-theksohet në komunikatën e Sinodit të Shenjtë.
Historike/Patriarkana do të njohë Kishën Ukrainase dhe Maqedonase pa konsensusin e Kishave të tjera
Patriarkana Ekumenike e Konstandinopojës ka vendosur që të shpallë autoqefalinë e kishave që duan të jenë të pavarura pa marrë konsensusin e kishave të tjera. Kjo raportohet nga agjencia maqedonase, MIA, që referon një agjenci bullgare, news.bg. Sipas këtyre burimeve, vendimi është marrë në mbledhjen e Sinodit të Shenjtë mbajtur në datat 1-3 shtator të këtij viti.
Normë ligjore në Greqi kujdestaria e fëmijëve nga homoseksualët
Sinodi i Shenjtë i Kishës Greke kundërshtoi ashpër projektligjin e miratuar në parlamentin grek për të lejuar kujdestarinë e fëmijeve nga çifte të të njëjtit seks. Në komunikatën e bërë publike Sinodi ironizon vendimin e parlamentit duke thënë se sërish “mbizotëroi korrektësia politike” kundër rendit natyror dhe të drejtave të fëmijëve"
Kisha Orthodhokse Maqedonase, drejt Autoqefalisë
Kisha Orthodhokse e Maqedonisë duket se po fiton statusin e një kishe të njohur nga simotrat e saj, pra të Autoqefalisë. Letra e kësaj kishe drejtuar Kishës Orthodhokse Bullgare - Patriarkanës - ka dhënë efekt dhe sipas agjencisë bullgare të lajmeve, janë krijuar dy komitete përbërë nga pesë mitropolitë secili të cilët zhvilluan një takim më datën 21 dhjetor në Sofie.
Kisha mohon konfliktet e brendshme dhe një konsideratë për Nikolla Markun
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse ka dalë me një deklaratë ku ka mohuar që në Kishën Ortodokse të ketë konflikte të brendshme. Deklarata i referohet reagimeve të Nikolla Markut pas fronëzimit të Imzot Andonit, si Mitropolit i Elbasanit. "Janë bërë përpjekje të hidhen dyshime rreth një konflikti të paqenë në gjirin e Kishës Orthodhokse.
Kisha pranon zyrtarisht: Kyepeshkopi Janullatos me probleme të shëndetit (përditësuar)
Diskutohej prej disa kohësh, por tani ka dalë në media. Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, nuk po kalon një gjendje të mirë shëndetësore, çka pranohet nga zëdhënësi i saj, Thoma Dhima. Dhima hedh poshtë diskutimin për zëvendësimin e Janullatosit, ndonëse shton se “këto janë gjëra që i përkasin krerëve të lartë të kishës”. “Këto janë gjëra që i përkasin vetëm Sinodit të Shenjtë. Sinodi nuk ka pasur një diskutim të tillë. Këto janë gjëra që diskutohen ndërmjet krerëve të lartë të kishës.