SARS CoV-2

Ç’u bë gripi?

Postuar në 21 Mars, 2021 11:30

Ajo që shumë i druheshin në fund të verës së vitit 2020, nuk ndodhi. Studiues të sëmundjeve infektive i kthyen sytë nga gripi sezonal, me frikën e një mbivendosjeje në rastet e Covid-19.

Por të pakta kanë qenë rastet e të sëmurëve me grip. Në SHBA, gjatë sezonit të gripit 2019-2020 – pra në vjeshtë dhe dimër - 18 milionë njerëz u paraqitën te mjeku me simptomat e gripit dhe 400 000 u shtruan në spital. 32 000 njerëz vdiqën. Por në sezonin aktual, rastet mezi e kaluan një numër me katër shifra.

Subscribe to RSS - SARS CoV-2