Rrjeti i Baselit
Rrjeti i Basel-it, letër Kumbaros: Analizat e mbetjeve të kthyera të bëhen nga një palë e tretë
Tri ditë para rikthimit të kontejnerëve me mbetje të dyshimta në Shqipëri, rrjeti ndërkombëtar i Basel Action Network (BAN) i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Mjedisit që të përgatitet për testimin e menjëhershëm të ngarkesës së tyre. MCN ka siguruar letrën dërguar Ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ku BASELI ngre alarmin për 102 kontejnerët, ndërsa udhëzon për një proces transperent dhe të besueshëm që nga momenti i kthimit të tyre në Portin e Durrësit.