rogrof
Raporti i shërbimeve amerikane, një “përmbledhje e shtypit” rus
Raporti i dakordësuar i tri agjencive amerikane të inteligjencës, publikuar dje në një version të deklasifikuar, është përqafuar nga mediat kryesore si libri i zbulesës së aktiviteve ruse në zgjedhjet amerikane. Ndërkohë variante sekrete të raportimit të shërbimeve kanë dalë në NBC dhe një akt i tillë është cilësuar me prapavijë politike nga presidenti i zgjedhur Donald Trump por edhe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange.