ristrukturim
Priten shkurtime masive në administratë, pasojë e organizimit me 4 rajone
Në mbledhjen e Asamblesë Socialiste u bë publike edhe struktura e qeverisjes në kuptimin administrativ. Një reformë që parashikon shkrirjen e një numri të madh institucionesh të varesisë dhe agjencish shtetërore.
Me pak fjalë do të ketë një model të ri organizativ të shërbimeve shtetërore. Pa dhënë shumë detaje ministri i ri i Bujqësisë, Niko Peleshi sqaroi se në bazë të organizimit rajonal, territori i Shqipërisë është ndarë në 4 rajone të mëdha, sipas pikëpamjes zhvillimore.