ridley scott
Napoleoni përmes Jozefinës
Ka nisur të shfaqet edhe në në kinematë e Tiranës filmi I Ridley Scott, “Napoleon”. Në rolin kryesor luan Joaquin Pheonix, i provuar në bashkëpunim me Scott që me rastin e filmit të suksesshëm “Gladiatori”. Napoleoni i Ridely Scott vështirë se mund të quhet biografik, ai nuk është as historik mirëfilli, pasi figura e heroit vetëplotësohet vetëm në aspektin personal dhe jo atë të njeriut që njeh dhe pranon si të tillë historia.