ribashkimi me europen
8 vjet, mision i dështuar Ribashkimi me Europën
Shqipëria e Edi Ramës po ecën në mënyrë të pakthyeshme drejt përplasjes me një dështim në procesin e negociatave. Është diçka që nuk duhet uruar në asnjë rrethanë por duket tanimë qartë nga këmbëngulja e Hollandës për një Jo dhe nga kushtet e Gjermanisë. Shpresa e fundit e kryeministrit Rama është artikuluar në formën e tezës së “Europës Strategjike”, duke kërkuar te procesi i zgjerimit një rishikim procedure dhe relativizim të kërkesave ndaj kritereve strikt teknike për të parë te Ballkani Perëndimor një rajon që duhet të jetë detyrimisht brenda Europës.