Raporti i pasurise

Raporti i Credit Suisse: Pasuria e Shqipërisë ra me 3 mld USD në periudhën 2013-14

Postuar në 14 Tetor, 2015 20:14

Portali shqiptar i Zvicrës, voal.ch, ka pasqyruar pjesë të raportit vjetor mbi ndarjen e pasurisë në botë, të bankës Credit Suisse, një nga bankat më të mëdha botërore.

Raporti e vlerëson Shqipërinë si një vend që ende nuk ka mundur të dalë nga kthetrat e varfërisë, me të ardhura të ulta të mesme, me një pasuri totale prej 20 miliardë dollarësh.

Këtu, sipas bankës, kemi të bëjmë me një ulje të pashpjegueshme. Në vitin 2013 dhe 2014 kjo pasuri vlerësohej në 23 miliardë dollarë. Pasuria e Shqipërisë rezulton kështu në rënie me 3 miliardë dollarë nga viti 2014 në vitin 2015.

Subscribe to RSS - Raporti i pasurise