raca politike
Në Shqipëri ka filluar të flitet për rraca politike, deputetja e PD kërkon dekorimin e viktimave në masakrën e Qafë-Valmerës
Debati që lindi pas dekorimit të 67 anëtarëve të Ballit nga presidenti Nishani duket se po rithemelon një debat të pabarabartë lidhur me heronjtë dhe tradhëtarët e Luftës Antifashiste. Historiografia e regjimit diktatorial ngriti në zenit luftën partizane, duke anatemuar rolin e nacionalistëve, sidomos atyre të rreshtuar me Ballin Kombëtar. Gjesti i Nishanit edhe pse i diskutueshëm për llojin e dekoratës ngjalli reagimin e atyre që i kanë dhënë atributin vetes të identifikohen si pasardhës të fitimtarëve dhe kësisoj të rreshtuar sipas tyre në anën e duhur të historisë.