qsut
Një foshnje në dyert e morgut(foto+18)
Në disa media po qarkullon kjo foto e një foshnjeje 1 muajshe, që është gjetur e vdekur dje në mbrëmje në Unazën e Re. Fotoja në fakt është bërë në QSUT dhe është lënë në disa karrige për 2 orë, përpara se të merrej nga punonjësit e morgut. Ka qenë një qytetar që ka raportuar ngjarjen dhe ka shkrepur fotot. Nuk ka një sqarim nga Ministria e Shëndetësisë, por në vetvete ky është një skandal që i shtohet aktit të braktisjes së një foshnjeje.
Hetim QSUT-së për mungesë barnash. Kësaj radhe mungon trinitrina
Një denoncim në News24 dhe Avokati i Popullit ka hapur hetimet. Bëhet fjalë për mungesën e trinitrinës, që shërben për kurimin e të sëmurëve me zemër, që mungon edhe në QSUT. Tashmë është normale, janë praktikat tenderuese ato që e lënë spitalin si han duke detyruar njerëzit pastaj të blejnë vetë ilaçet.