qeveria Levizja 5 Yjet
Kthesa e Salvinit/ Krah Lëvizjes 5 Yjet për qeverinë e Mario Draghi-t
Mario Draghi siguroi mbështetjen e dy partive kryesore të Italisë, për të formuar qeverinë e re dhe për të nxjerrë vendin nga kriza. Kjo erdhi pasi Lëvizja 5 Yjet dhe Lega e Matteo Salvinit, përkatësisht populistët e majtë dhe të djathtë, lanë mënjanë mëritë dhe i dhanë mbështetje atij që mund të bëhet kryeministri i ri italian.
“Ne jemi gati. Jemi forca politike kryesore në vend, pra një forcë që duhet të qeverisë”, tha Salvini pas një takimi me Draghin.