qepenat
Protesta e biznesit ndaj vendosjes së TVSh-së, ulen qepenat (Video)
Biznesi i vogël duket se i është përgjigjur thirrjeve të opozotës për të protestuar kundër uljes së pragut të TVSH-së. Sipas disa raportimeve në media të ndryshme, reagime ka patur edhe në qytete të tjera veç Tiranës, duke formësuar kështu një solidaritet për çështje mirëfilli ekonomike, aty ku edhe duhet përqendruar protesta e të gjithëve. Në këtë kuptim edhe protesta e Kukësit, ishte ekonomike, ndonëse u politizua nga qeveria.
Të ndëshkohen ata që shkelin ligjin, por edhe nga administrata
Me nisjen e aksionit të madh kundër informalitetit më 1 shtator, të lajmëruar në dalje publike si nga Kryeministri Edi Rama ashtu edhe nga zyrtarë të lartë ta administratës, shumë dyqane u panë të kishin mbyllur qepenin, që në orët e para të mëngjesit ose më saktë të mos e kishin hapur që një ditë më parë. Disa qepena vazhduan të qëndronin të mbyllura edhe gjatë ditës së dytë (pra 2 shtator) të aksionit të tatimorë kundër informalitetit.
“M.Shyri” gdhihet me qepena të ulura pas aksionit kundër informalitetit. Sa vende pune bëjnë?
Një rrugë e tërë tregtare me dyqane të mbyllura ditën e parë të fillimit të aksionit të qeverisë kundër informalitetit. Rruga “Myslym Shyri” është gdhirë sot me qepena të ulur, siç tregojnë edhe këto foto të faqes ‘Jeta osh qef’. Dukuri të kësaj natyre janë hasur edhe në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Sa vende pune “janë taposur” bashkë me qepenat?