provime
Provime me shkrim për emigratët që duan nënshtetësinë greke
Në Greqi janë zhvilluar provimet me shkrim për emigrantët që duan nënshtetësinë greke. Në total janë 2 465 të tillë, të regjistruar në provimet e para për të marrë Certifikatën e Përshtatshmërisë së Njohurive për Natyralizimin (PEGP).
Siç raporton “Kathimerini”, shumica e kandidatëve janë me origjinë shqiptare, por ka edhe kandidatë nga Rumania, Rusia, Ukraina, Bullgaria, Pakistani, India, më pak nga SHBA dhe Australia.