pronaret e rinj
Kush qëndron pas koncesionit të markimit dhe pse qeveria aktuale ndryshoi qëndrim në vitin 2013?
Në vitin 2011, një kompani austriake me emrin “Global Fluid International” i kërkoi qeverisë shqiptare të drejtën monopol të shënjimit të karburanteve. Oferta ishte një propozim i pakërkuar, pra që shërbimi nuk u kërkua nga qeveria shqiptare, por u propozua nga vet kompania, e cila kishte identifikuar në Shqipëri një mundësi për të nxjerrë fitime.