prishtini beograd
Pas BE-së, SHBA-së dhe Rusisë edhe Macron premton angazhim personal në dialogun Beograd -Prishtinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar gjatë një takimi të shkurtër me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se do të përfshihet personalisht në ialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të sesionit të 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe sipas mediave serbe mes të dy politikanëve ka patur një bisedë miqësore.