plani trump
Organizata e Bashkëpunimit Islamik refuzon Planin e Trump për Palestinën
Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka vendosur refuzimin e planit të paqes të presidentit amerikan, Donald Trump për konfliktin izraelito-palestinez. Organizata, ku bën pjesë edhe Shqipëria, ka zhvilluar një takim në Jeddah, prej nga ku ka dalë me një deklaratë të posaçme, përmes së cilës u bën thirrje shteteve anëtare që të mos angazhohen me këtë plan apo të bashkëpunojnë me administratën amerikane në zbatimin e tij në ndonjë formë.