pirro naci
Princesha e Greqisë që nuk pranoi të bëhej Mbretëresha e Shqipërisë
Ajo po të donte mund të bëhej Mbretëresha e Shqipërisë. Të paktën Zogu e donte aq shumë këtë gjë. Princesha ishte vajza e Mbretit të Greqisë Aleksandër dhe e Aspasia Manos, e një grekeje me origjinë nga Stambolli. Mori emrin e të atit pasi erdhi në jetë pesë muaj pas vdekjes së tij. Mbreti në moshën 27-të vjeçare humbi jetën(nga septicemia) për shkak të kafshimit gjatë një shëtitje në periferinë e rezidencës veroreTatoi nga një majmun.