PD akuza
Deputetët e PD akuza drejtuesve lokalë, Topalli: Ka nga ata që shitën zgjedhjet
Grupi Parlamentar i Parisë Demokratike ka zhvilluar dje me dyer të mbyllura mbledhjen e ndërprerë para tri javësh, në të cilën deputetët demokratë kanë shpërthyer në kritika ndaj kryetarëve të degëve të PDsë. Burime të “Panoramës” bënë me dije se ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj funksionimit të PDsë. Topalli ka thënë gjatë mbledhjes se pjesë e selisë blu janë persona që nuk meritojnë të jenë në këtë parti.