Patentat
Rrethi i kujtesës!
Lulzim Basha denoncoi të hënën përfshirjen e Paulin Ndreut, (vëllait të deputetit socialist, Pjerin Ndreu) në procedurat për lëshimin e dy patentave lundruese në emër të ish-ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Një autizëm që nuk e beson më njeri
Rruga e Saimir Tahirit në politikë duket se ka marrë fund. Të paktën me këtë ekip që drejton sot Partinë Socialiste dhe me këtë mandat qeverisës. Ditë pas dite, zhvillimet penale dhe politike për çështjen që implikon ish-ministrin e Brendshëm, e bëjnë atë më të papranueshën, më të pambrojtshëm dhe për pasojë përherë e më shumë viktimë e një lufte politike që po gjeneron kosto edhe për qeverinë.
Të tjera telashe për Sajmir Tahirin
Të tjera telashe për Sajmir Tahirin pas ndalimit të një 25 vjeçari në Elbasan, në makinën e të cilit u gjetën 2 patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm. Për dy patentat për mjete lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Sajmit Tahiri, mësohet se 25 vjeçari me inicialet O.S. ka deklaruar se i kishte harruar në makinën miku i tij që ishte shofer i ish-minitrit të Brendshëm. Dy patentat mbajnë gjeneralitetet dhe fotot e Sajmir Tahirit, njëra prej të cilave e lëshuar më 26 korrik 2017.
Nga 1 janari leje drejtimi edhe me makina me kambio automatike
Një lajm i mirë për gratë dhe të moshuarit. Kursin për të marrë leje drejtimi mund ta bëjnë me makinë me kambio automatike. Kjo do të specifikohet edhe tek patenta që ata marrin. Lehtësia do të fillojë të aplikohet që nga 1 janari 2017.
"TemaTv"
Patentat e reja shtyhen për në 2017, hiqet grupi i gjakut
Patentat e reja për drejtimin e automjeteve do të nisin të jepen në 2017-ën. Sipas Ministrisë së Transporteve procedurat për marrjen e patentave të reja do të kushtëzohen nga nxjerrja e akteve të tjera nënligjore, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e plotësimit të lejes së drejtimit si dhe një udhëzim që rregullon procedurat e marrjes së lejes së drejtimit që nga regjistrimi në autoshkollë deri në kalimin me sukses të provave të kursantit.