parandalim
Shmanget sulmi terrorist në Mynih, 7 xhihadistë në kërkim
Sulme të ngjashme me ato të Parisit ishin planifikuar të kryeheshin nga një grup terrorist të përëbërë nga 7 irakianë në Mynih natën e ndërrimit të viteve. Gjithçka e kordinuar nga Shteti Islamik sipas gazetës BILD. Ndonëse policia gjermane deklaroi se i ka emrat e 7 personave, 5 prej të cilëve me prejardhje arabe nuk ka ende asnjë të arrestuar. Informacionet autoritetetve gjermane ia përcollën shërbimet sekrete të një vendi europian.
Franca mbyll kufijtë, ushtria del në rrugë, Holande drejt dorëheqjes
Pas sulmeve terroriste Franca është në gjendje shtetrrethimi dhe me urdhër të presidentit Holande kufijtë e saj janë mbyllur. Veç policisë në rrugë ka dalë edhe ushtria për të garantuar sigurinë. Ndonëse është ende herët që të nxirren përgjegjësitë, ajo që mund të thuhet se agjencitë franceze të inteligjencës kanë dështuar të parandalojnë një ngjarje të këtyre përmasave. Franca nuk ka mundur të parandojë një sulm të tillë, ndonëse ishte vendi më i kërcënuar nga terroristët, pasi një vit më parë redaksia e revistës satirike Sharli Hebdo u godit nga një akt terrorist.