Franca mbyll kufijtë, ushtria del në rrugë, Holande drejt dorëheqjes
Pas sulmeve terroriste Franca është në gjendje shtetrrethimi dhe me urdhër të presidentit Holande kufijtë e saj janë mbyllur. Veç policisë në rrugë ka dalë edhe ushtria për të garantuar sigurinë. Ndonëse është ende herët që të nxirren përgjegjësitë, ajo që mund të thuhet se agjencitë franceze të inteligjencës kanë dështuar të parandalojnë një ngjarje të këtyre përmasave. Franca nuk ka mundur të parandojë një sulm të tillë, ndonëse ishte vendi më i kërcënuar nga terroristët, pasi një vit më parë redaksia e revistës satirike Sharli Hebdo u godit nga një akt terrorist. Sulmet e kësaj të premte pritet të kenë një bilanc tragjik viktimash dhe duket se do të shënojnë edhe fundin e karrierës politike të presidentit Holande. Vetë kreu i Elizesë tha se do të marrë përgjegjësitë pas sqarimit të rrethanave të kësaj ngjarje. Gjithsesi presidenca Holande do të mbahet mend për skandalet seksuale të presidentit dhe bilancet tragjike të sulmeve terroriste.
Add new comment