para zgjedhjeve
Para zgjedhjeve Basha “liroi” dorën për lejet e ndërtimit
Para se të linte postin e kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha dha një numër të konsiderueshëm lejesh ndërtimi. Monitor shkruan se nga 99 lejet e ndërtimit që janë lëshuar në të gjithë vendin në tremujorin e dytë vetëm në Tiranë janë dhënë rreth 70 për qind e tyre ose 64 leje. Pjesa tjetër, 23 leje janë në qytetin e Durrësit. Në Berat është dhënë vetëm një leje në Vlorë tre leje, në Fier 4 leje dhe në Shkodër katër leje.