pakica serbe
"Serbia duhet të harrojë atë çka duhet të harrojë dhe të mësojë atë që duhet të mësojë"*
Dy përgjigje që duhet të japë shteti i Kosovës
Përgjigjja e parë
Me politikën e saj, me sjelljet e saj, me deklarimet e saj udhëheqja politike e shtetërore e Kosovës dhe populli shqiptar i Kosovës e kanë dëshmuar përkushtimin e sotëm dhe përkushtimin e ardhshëm, që mund ta quajmë historik, ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndaj Bashkimit Evropian.
Në këtë përkushtim janë të përmbajtura mendimet dhe ndjenjat e gjithë shqiptarëve kudoqofshin ata sidomos ndaj SHBA-ve.