pajtim bello
Një zë nga Shqipëria e gjeneratorëve për “aferën CEZ”
“Një shpjegim i detajuar mbi zanafillën e aferës CEZ”. Ky është titulli i një artikulli që mban firmën e ish-zv.ministrit të Energjetikës, Pajtim Bello. Ky titull të tërheq në leximin e shkrimit, pasi njeriu shpreson se do të marrë më në fund vesh se për çfarë bëhet fjalë në këtë zallamahi të madhe shkeljesh dhe akuzash. Janë ngritur dy komisione hetimore, ka një përplasje me Avokaturën e Shtetit që është kapur në flagrancën e konfliktit të interesit dhe në këtë kontekst shfaqet shumë premtues Pajtim Bello.