Përqafim
Papa përqafon viktimat shqiptare të prostitucionit në Vatikan
Gjatë ditës së sotme në sheshin San Pietro, Papa Francesco, me rastin e dëgjesës jubilare, ka patur një përqafim domethënës me një grup prej 50 grash ish-prostituta dhe transeksualë, që vinin nga 10 vende të ndryshme dhe që kanë qenë viktima të trafikimit.
“Edhe gratë e detyruara të prostituojnë – shpjegon e përditshmja e Selisë së Shenjtë- kanë diçka të bukur brenda tyre, që mund ta ndajnë me Papën, kanë dëshirë të luten së bashku me të, veçanërisht për fëmijët e tyre”.
Përqafim i dhimbshëm mes ish-modeles greke dhe refugjatit sirian
Ajo ishte në udhëtimin e saj në Mesdhe, ndërsa ai i sfilitur prej 13 orësh në det. Në shpresat e fundit për të mbijetuar, emigranti pa dritën e fundit. Varka e turistëve ndaloi dhe e ngriti lart. Mandej një përqafim mes turistes greke që gjendej në bord dhe refugjatit sirian të trembur, shpëtuar nga grupi i pushuesve pas 13 orëve sfidë mes dallgëve. "Ishte gati i pandërgjegjshëm kur e dalluam", tregon Sandra Tsiligeridu, ish- top modelja në profilin e saj në Facebook, ku ka publikuar dhe foton.