niperit
25 qershori/Lapsi.al: Nipërit e Arben Ndokës nxjerrin armën kundër një militanti të LSI-së
Dekriminalizimi nisi me Arben Ndokën pas një incidenti në Parlament. Por miratimi i një ligji dhe shtrëngimi i politikës që të pastrojë listat nga personat me precedentë nuk shërben për asgjë. Në terren të njëjtët njerëz veprojnë me mekanizmat që i sollën edhe në Parlament, sigurisht nën mbrojtjen e politikës, e cila mesa duket nuk e shlyen dot borxhin që u ka personave të tillë.