neurotoksik
Fakte të reja për rastin Skripal, u helmua në shtëpi
Fakte të reja për tentativën e vrasjes së agjentit të dyfishtë Sergei Skripal janë bërë publike nga policia britanike. Siç njoftuan të mërkurën në mbrëmje autoritetet britanike, Skripal dhe vajza e tij kanë ardhur ndoshta në kontakt me agjentët neurotoksikë në shtëpinë e tyre, veçanërisht në derën kryesore të shtëpisë së tyre, ku u gjet përqendrimi më i madh i substancës.
"Policia do të intensifikojë hetimet në lagjen e shtëpisë së Skripal"-tha një zëdhënës, duke vënë në dukje se rreziku për banorët vendas mbetet i ulët.