ndertime informale
Ndërtime kuturu, legalizim, përmbytje, kompensim financiar
Tashmë po bindemi të gjithë se përmbytjet periodike që prekin Shqipërinë nuk mund t’i faturohen vetëm veprimit të njeriut. Shqipëria po hyn në listën e vendeve që janë të ekspozuara ndaj polarizimit klimaterik, ndaj retorika politike në raste të tilla sa vjen e ngjan më e pavend. Megjithatë, shteti dhe njeriu mund të minimizojnë dëmet, duke u paraprirë atyre. Një shembull ishin përmbytjet e vitit të shkuar, për të cilat kryeministri thotë se qeveria kompensoi dëmin për të gjithë të prekurit. Dhe ka gjasë të jetë e vërtetë, të paktën sepse nuk e ka vënë njeri në dyshim këtë fakt.